Sport Shqiptar

Trepça po “godet” në merkaton e verës

KB Trepça

Ishin vetëm një hap larg nga titulli.

Në finale nuk e kaluan dot KB Yllin.

Ama, rrugëtimi i KB Trepçës duket që nuk do të mbarojë me kaq.

Skuadra nga Mitrovica ka bërë disa përforcime që po konsiderohen si “bomba” duke e treguar që edhe në sezonin e ri do jenë “arrë e fortë”.

Erjon Kastrati ishte përforcimi i parë që u bashkua me “xehtarët”.

Ai nënshkroi kontratë tre vjçare dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe për mitrovicasit.

Por, kjo nuk ishte e gjitha.

Mitrovicasit kanë siguruar edhe shërbimet e Mikale Tmusic, i cili ka përvojë të madhe në supe.

Teksa, sonte kanë prezantuar edhe Jahsim Floyd – që është përfrocimi i tretë më radhë dhe i pari – jashtë Kosovës.

Merkato e transferimeve duket që do jetë e “nxhetë” deri në ditën e fundit.

Sa i përket kampionatit të rregullt, Trepça përfundoi në vendin e dytë me 47 pikë të grumbulluara./Shqip.com