Sport

Trepça nuk kualifikohet në FIBA Europe Cup

KB Trepça

KB Trepça nuk e ka arritur dot qëllimin.

Skuadra nga Mitrovica është mposhtur nga BG Gottingen me rezultat 76-62 dhe ka humbur gjasat për kualifikim në FIBA Europe Cup.

Ani pse tifozët ishin të “zjarrtë” dhe emocionet e arritën zenitin në palestrën “Minatori” – shifrat në semafor ishin në favor të mysafirëve.

Momente nga takimi

Përkundër këtij eleminimi – Trepça po kalon në formë fenomenale – në Superligën e Kosovës.

Verdhezinjtë gjenden në vendine  parë në tablelë – pasi në tri ndeshje të zhvilluara – ka arkëtuar po aq fitore.

Kualifikimin që ekipi mitrovicas nuk e arriti dot – do mundohet ta rrijë KB Prishtina – e cila neër do të përballet me fituesin e ndeshjes BC KalevCramo – KK Cedevita Junior./Shqip.com