Trepça në krizë të rezultateve, mposhtet edhe nga Prizreni 16

Sezonin vjeshtor e mbylli në vendin e parë, por tashmë kjo ka mbetur pjesë e të kaluarës.
Trepça ka pësuar humbjen e dytë – në dy ndeshjet e fundit.
“Xehtarët” janë mposhtur në shtëpi nga Prizreni 16, me rezultat 80-92.
Ndeshjen e nisi më mirë skuadra nga Mitrovica, e cila – madje e mbylli çerekun e parë me epërsi prej 12-të pikëve, 17-29.
Por, nuk arritën që ta ruajnë deri në fund, dhe Prizreni 16 arkëtoi pikët e plota.

Basketbollistët më të dalluar te skudra vendase ishin Courtney Fells me 31 pikë e 14 kërcime dhe Arti Hajdari me 23 pikë e katër kërcime.
Në anën tjetër, te mysafirët u dalluan dalluan Ryan Whright me 17 pikë e 11 kërcime dhe Taurus Cockfield me 18 pikë e pesë asistime.
Në përgjithësi, Prizreni 16 – ka dhjetë fitore, teksa është mposhtur pesë herë.
Në tabelë, renditet në pozitën e katërt, me 25 pikë të grumbulluara.
Kurse, Trepçka ka dhjetë fitore dhe gjashtë humbje dhe gjendet në vendin e tretë, me 26 pikë të grumbulluara.
Lider është KB Ylli, kurse në vendin e fundit, pa asnjë fitore të vetëm është Drita. /Shqip.com
