Sport Shqiptar

Trepça në finale, fiton ndaj Sigal Prishtinës në ndeshjen e pestë

Trepça është kualifikuar në finalen e madhe të play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll, pasi mposhti Prishtinën në shtëpi për serinë 3 me 2.

Klubi nga Mitrovica arriti fitore me rezultatin 74-77 në ndeshjen e zhvilluar në Sallën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Koshashënuesi më i mirë në këtë ndeshje ishte Will Daniels me 24 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.

Te Prishtina më i miri ishte Thomas me 19 pikë, katër kërcime dhe një asist.

Në finale të madhe të play-offit Trepça do të luaj ndaj KB Pejës, e cila e kishte eliminuar skuadrën nga Suhaerka, Golden Eagle Ylli.

/Shqip.com