Sport Shqiptar

Trepça mposht Yllin, siguron finalen e Superkupës Mbarëkombëtare

Në një ndeshje dramatike në Mitrovicë, Trepça ka arritur të mposht Golden Eagel Yllin.

Me fituesin që u vendos vetëm në sekondat e fundit, Trepça arriti të fitojë me rezultat 72:68.

Trepça ishte më e mirë në çerekun e parë, duke e fituar me katër pikë diferencë 19:15.

Çereku i dytë ishte edhe më i barabartë, por skuadra nga Mitrovica përsëri ishte pakë më e mirë, me shifrat 23:20.

Perioda e tretë i takoi Yllit, që arritën të ndërprisnin dominimin e kundërshtarëve me rezultat 15:22.

Por, Trepça u rikthye në pjesën e fundit duke mos i lënë mundësi Yllit dhe fitoi me rezultat 72:68.

Më efikasi te Trepça ishte Drilon Hajrizi me 18 pikë, kurse me një pikë më shumë Sirko ishte më i miri i ndeshës.

Kjo humbje e Kampionit aktual të Kosovës e shtata gjashta rresht në të gjitha garat./Shqip.com

/Shqip.com