Sport Shqiptar

Trepça kalon në gjysmëfinalen e “play-off-it”

Trepça ka kompletuar gjysmëfinalen e “play-off-it” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në çerekfinale, Trepça e eliminoi Bashkimin e Prizrenit. Derisa ndeshjen e parë në Mitrovicë, Trepça e fitoi me rezultat të ngushtë, të dielën në Suharekë “xehetarët” ishin bindës.

Trepça fitoi me rezultat 96:79. “Xehetarët” shfaqën forcën sidomos në çerekun e parë, duke krijuar epërsi 26:0. 2.43 sekonda para fundit Bashkimi e shënoi pikën e parë.

Çereku i parë përfundoi 34:6 për Trepçën. Më pas skuadra mitrovicase kontrolloi pa telashe ndeshjen deri në fund.

Te Trepça u dallua Andrew Gordon me 21 pikë e 11 kërcime. Ken Brown i kishte 22 pikë, pesë kërcime e tri asistime. Jamal Artis i realizoi 14 pikë. Dajuan Graf ishte më i miri te Bashkimi me 17 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime. Daniel Lekndreaj i kishte 24 pikë e nëntë kërcime, por edhe gjashtë topa të humbur.

Në gjysmëfinale të plejofit, Trepça përballet me Prishtinën. Ndeshja e parë do të luhet të enjten në kryeqytet.

/Shqip.com