Sport Shqiptar

Trepça fituese e klasikes ndaj Prishtinës

Trepça-Sigal Prishtina

Trepça ka dalë fituese në klasiken e basketbollit kosovar ndaj Prishtinës.

Në këtë ndeshje që ishte e vlefshme për gjiron e gjashtë në Superligë, mitrovicasit triumfuan me rezultat bindës, 94-72, shkruan shqip.com.

Ky takim solli përballje të fortë vetëm në dy çereket e para të ndeshjes, pasi Trepça ishte superiore në gjithë pjesën tjetër të takimit.

Basketbollisti më i mirë në parket, te skuadra fituese ishte Drilon Hajrizi, i cili shënoi 16 pikë, ndërsa pati edhe gjashtë kërcime. Ndeshje të mirë patën edhe Taurus Cockfield Jr me 22 pikë dhe Samir Zekiqi me 17 pikë.

Mund të jetë një imazh i teksti

Në anën tjetër, te skuadra mysafire në element të mirë ishin Dachon Burke me 16 pikë, Wendell Mitchell dhe Don Polloshka me nga 14 pikë.

Pas tetë gjirove të zhvilluara, Trepçka ka gjashtë fitore dhe dy humbje, kurse Prishtina ka katër humbje dhe katër fitore./Shqip.com