Trepça fiton ndaj Vëllaznimit në Superligën e Kosovës në hendboll
Publikuar:
(11.12.2022 21:14:50)

KH Trepça ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll.
Të dielën në Gjakovë, Trepça e mposhti Vëllaznimin me rezultat 35:30. Ndeshja i ka takuar xhiros së 12-të të kampionatit të Kosovës.
Kushtrim Kastrati ka vazhduar me formë të mirë për “xehetarët”. Ka shënuar tetë gola dhe ishte më efikasi. Yassine Henahen i shënoi shtatë gola, ndërsa me lojë të mirë u shqua edhe Ermir Smaka. Ai ndeshje e përfundoi me gjashtë gola të shënuar.
Te Vëllaznimi, Ardi Halili i kishte 11 gola. Shtatë i shënoi Florian Rexha, kurse pesë i kishte Arbër Neziri.
Në xhiron e ardhshme Vëllaznimi është mysafir i Llapit, kurse Trepça i shkon Llapit në Podujevë.
/Shqip.com