Trepça e fiton ndeshjen e parë ndaj Bashkimit në “play-off”
Publikuar:
(06.04.2023 22:36:05)

Trepça e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të “play-off” kundër skuadrës së Bashkimit në duelin e luajtur të enjten mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, shkruan Shqip.com.
Skuadra nga Mitrovica Trepça ka fituar me rezultatin e ngushtë 92:88.
Ken Brown ishte më i dalluari te Trepça, duke e mbyllur ndeshjen me 23 pikë e 8 kërcime, ndërsa Jamel Artis e Drilon Hajrizi.
Artis pati 13 pikë, ndërsa Hajrizi shtoi “double-double” prej 11 pikëve e 10 kërcimeve.
Në anën tjetër, te skuadra e Bashkimit, katër lojtarë e përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore. Daniel Lekndrejaj ishte më i dalluari me 25 pikë, i përcjellë nga Altin Morina (22) e Dajaun Graf (19).
/Shqip.com