Sport Shqiptar

Trepça barazon serinë ndaj Prishtinës, finalisti përcaktohet në ndeshjen e pestë

Trepça ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës, duke e barazuar serinë e gjysmëfinaleve në 2-2.

Mitrovicasit në sallën “Minatori” triumfuan me rezultat 82-77.

Më i dalluari te Trepça ishte Kendrick Brown me 21 pikë, dy kërcime dhe një asistim.

Ndërsa te Prishtina më i miri ishte Dardan Berisha me 23 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime.

Tani finalisti do të përcaktohet në ndeshjen e pestë, ku do të përballet me Pejën, pasi kjo e fundit e mposhti Golden Eagle Yllin.

/Shqip.com