Sport Shqiptar

Trepça ’89 zhvendoset për përgatitjet në Durrës

Trepça ’89 është zhvendosur për përgatitjet para rifillimit të edicionit në Durrës të Shqipërisë.

Ekipi nga Mitrovica ka udhëtuar ditën e sotme drejt Shqipërisë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Shpëtim Idrizi do të qëndrojë 11 ditë dhe do të zhvillojë 3 ndeshje kontrolluese.

Me datën 18 ndaj KF Besa Kavajës, me datën 21 KF Dinamo Tiranë, 25 KF Liria Prizren.

Trepça ’89 në këtë edicion synon mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll.

Garat në futbollin e Kosovës rinisin më 4 dhe 5 shkurt me ndeshjet e Kupës së Kosovës.

Njoftimi pa ndërhyrje i Trepçës’89

𝐒𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐚 𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐧𝐞 𝐛𝐫𝐞𝐠𝐝𝐞𝐭.

Ekipi ynë sot ka udhëtuar drejt Shqipërisë ku do të zhvillojë fazën finale të pregaditjeve para rifillimit të stinorit 2022/23.

Skuadra do të qëndrojë 11 ditë dhe do të zhvillojë 3 ndeshje kontrolluese. Me datën 18 ndaj KF Besa Kavajës, Me datën 21 KF Dinamo Tiranë, 25 KF Liria Prizren.

Minatorët stinorin e rifilliojnë me ndeshjën e vlefshme për Kupën e Kosovës.

#ForcaMinatorët 💚🤍

/Shqip.com