Sport Shqiptar

Trepça 89 – testi i parë i Munishit

Ismet Munishi

Trepça 89 do të jetë kundërshtari i parë i FC Prishtinës – nën urdhërat e trajnerit – Ismet Munishi.

Ky takim që do jëtë i nivelit miqësor do të zhvillohet në mërkurën, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, me fillim nga ora 17:00.

Bardhekaltërit kanë pësuar shumë ndryshime së fundmi në skuadër pasi ka pasur shumë largime.

Por, nuk kanë munguar as përforcimet.

Muhamed Useini, Gentrit Dumani, Endrit Baholli, Mërgim Pefqeli, Ramiz Bytyqi, Marclei Cesar Chaves Santos dhe dy gardianët, Butrint Bulliqi e Egzon Bislmi kanë zbarkuar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sezonën e kaluar – Prishtina e mbylli në vendin e pestë, pa trofe edhe pa arritur të sigurojnë kualifikimin në garat evropiane. /Shqip.com