Sport Shqiptar

Trepça ’89 ka barazuar pa gola me Gjilanin

KF Trepça 89

Trepça ’89 ka barazuar pa gola me Gjilanin në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Mysafirët kishin iniciativën në fillim, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin rastet e tyre.

Trepça ’89 filloi të këndellje dhe synonte ta shënonte sa më parë golin e epërsisë.

Por, pjesa e parë përfundoi pa gola dhe në 45 minutat e dytë pritej që të kishte së paku një gol nga ky takim.

Mbrojta mbeti e pathyer nga të dyja anët, duke bërë që pikët të ndaheshin në këtë sfidë.

Gjilani me këtë barazim rrezikon jo pak një vend në Evropë, pasi tani ka tri skuadra që synojnë po ashtu të dalin – Dukagjini, Prishtina dhe Llapi.

Pas javës së 31-të, Gjilani është në vendin e tretë me 47 pikë, ndërsa Trepça ’89 vazhdon të luftojë për mbijetesë, ndërsa gjendet në pozitën e tetë me 34 sosh.

/Shqip.com