Sport Shqiptar

Trepça ’89 fiton ndaj Fushë Kosovës, nesër insert për Shqipëri

Trepça ’89 e ka zhvilluar ndeshjen e dytë kontrolluese ku ishte nikoqir i KF Fushë Kosovës.

’89-shi fituan ndeshjen me rezultat minimal 1:0 golin e vetëm e shënoi Armend Gashi, shkruan Shqip.com.

Trepça ’89 nesër udhëton për në Shqipëri ku do të zhvillojë fazën finale të përgatitjeve para fillimit të kampionatit.

Trepça ’89 më parë është përballur me Prishtinën dhe ka humbur me rezultat 3:0 në ndeshje miqësore.

/Shqip.com