Sport Ndërkombëtar

Trepça ’89 e fiton miqësoren ndaj Ulpianës

Ekipet kosovare po shfrytëzojnë pushimin pas stinorit vjeshtor për t’u përgatitur sa më mirë p[ër atë pranveror.

Ekipi nga Mitrovica Trepça ‘89 ka zhvilluar sot ndeshje miqësore ndaj skuadrës së Ligës së Parë, Ulpianës.

Mitrovicasit kanë fituar në ndeshjen kontrolluese me rezultat 1-3, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, shkruan Shqip.com.

Golat për ‘89-shin i realizuan Egzon Fazliu, Madi Fatty dhe Ardian Hasani.

Kjo ndeshje nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-futbollisti Erion Kajtazi, i cili ditë më parë ka ndërruar jetë.

/Shqip.com