Sport Shqiptar

Trepça ’89 arkëton tri pikë, Drenica bie nga liga

Drenica edhe matematikisht i ka humbur shpresat për të mbijetuar në Superligë, pas humbjes së sotme në udhëtim te Trepça 89 me rezultat 1-3.

Egzon Fazliu e zhbllokoi rezultatin në minutën e tretë, derisa Fatty e dyfishoi epërsinë në minutën e 30-të.

Rilind Nimani e vulosi fitoren e Trepçës ’89, ndërsa  Osman Meziu e shënoi golin e vetëm të Drenicës.

Drenica mbetet në vendin e fundit me 23 pikë, kurse Trepça ‘89 në vendin e tetë me 37 pikë.

/Shqip.com