Trepça ’89 arkëton tri pikë, Drenica bie nga liga
Publikuar:
(06.05.2023 17:32:42)

Drenica edhe matematikisht i ka humbur shpresat për të mbijetuar në Superligë, pas humbjes së sotme në udhëtim te Trepça 89 me rezultat 1-3.
Egzon Fazliu e zhbllokoi rezultatin në minutën e tretë, derisa Fatty e dyfishoi epërsinë në minutën e 30-të.
Rilind Nimani e vulosi fitoren e Trepçës ’89, ndërsa Osman Meziu e shënoi golin e vetëm të Drenicës.
Drenica mbetet në vendin e fundit me 23 pikë, kurse Trepça ‘89 në vendin e tetë me 37 pikë.
/Shqip.com