Lajme Botë

Treni del nga shinat në Holandë, një viktimë dhe 30 të plagosur

Pamje nga vendi i ngjarjes / Unitedpress

Një person ka vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur nga dalja e një treni nga shinat në Holandë.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ku treni u përplas me një makinë në linjën hekurudhore në jug të Holandës.

Rreth 50 persona ishin në bordin e trenit, e 11 prej të plagosurve iu dha ndihma e parë në banesat që ishin pranë zonës, ndërsa të plagosurit që ishin në gjendje më të rëndë u dërguan në spitale.

Përplasja dhe dalja nga shinat ndodhi në orën 3:25 të mëngjesit pranë fshatit Voorschoten midis Hagës dhe Leidenit. Treni i dalë nga shinat ishte po shkonte nga Leiden në Hagë, shkruan BBC.

Pas përplasjes vagoni i parë i trenit doli nga shinat dhe u gjend në një fushë, ndërsa e njëjta gjë ndodhi me vagonin e dytë. Më pas, shpërtheu një zjarr por më pas u shua.

/Shqip.com