Teknologji

Tregu online i NFT-ve vlerësohet me 13 miliardë dollarë

Disa prej NFT-ve po popullore janë ato të Bored Apes shitjet të cilëve kaluan 1 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Tregu online OpenSea i NFT-ve tha se sot vlerësohet me 13.3 miliardë dollarë pas një raundi të ri investimi prej 300 milionë dollarësh.

Platforma bën të mundur tregtimin e NFT-ve, pjesëza unike dixhitale të cilat mund të lidhen me një aset dixhital si përshembull një art dixhital.

Disa NFT janë shitur për miliona dollarë. OpenSea thotë se tregtimi në platformë është rritur me 600 herë vitin e kaluar po disa kritikë thonë se vlerësimi i saj është i ekzagjeruar.

Vlerësimi vjen në një kohë kur po rritet numri i bizneseve, klubeve sportive dhe njerëzve me famë të cilët po prodhojnë dhe blejnë NFT.

Disa prej NFT-ve po popullore janë ato të Bored Apes shitjet të cilëve kaluan 1 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Vitin e kaluar përllogaritet të jenë tregtuar 40.9 miliardë dollarë NFT. /Shqip.com