Lajme Botë

Tre të vdekur si pasojë e zjarreve në Turqi, 58 të shtruar në spital

Zjarret në Turqi

Tre qytetarë kanë humbur jetën dhe 122 të tjerë janë lënduar nga zjarret në Manavgat të Turqisë, ndërsa trajtimi i 58 personave është duke vazhduar, transmeton Shqip.com.

Një zjarr i madh që shpërtheu të mërkurën në Manavgat, në provincën e Antalias dhe u nxit nga erërat e forta dhe temperaturat përvëluese, u kontrollua kryesisht, tha ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli.

Por, një zjarr tjetër që filloi gjatë natës dhe përfshiu rrethin e Aksekit, 50 kilometra në veri, mbajti zjarrfikësit të angazhuar. Tre persona u vranë në ato zjarre dhe autoritetet evakuuan afro njëzet fshatra.

Rajoni i Antalias është një destinacion popullor pushimesh për turistët nga Rusia dhe pjesë të tjera të Evropës.

Zjarret gjithashtu shpërthyen të enjten në 16 vende të tjera, përfshirë rajonin Icmeler, pranë vendpushimit Marmaris, 320 kilometra (200 milje) në perëndim të Antalisë, që kërcënuan shkurtimisht shtëpitë e pushimit dhe hotelet.

Autoritetet gjithashtu shpëtuan 10 persona të bllokuar në një restorant pranë Aksekit. 

Turqia po lufton me zjarret që kanë shpërthyer në 41 zona të ndryshme kohët e fundit, 31 prej tyre janë vënë nën kontroll./SHQIP.com