Lajme Botë

Tre të vdekur nga një ortek në Zvicër

Ilustrim
Ilustrim

Një ortek në resortin kryesor të skive në Zermatt në Zvicër ka vrarë tre persona dhe ka plagosur një, pasi autoritetet paralajmëruan për rrezikun e fatkeqësive të tjera për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të borës.

Sipas mediave të huaja, një operacion i madh shpëtimi filloi pavarësisht motit të keq.

Por kërkimi u ndërpre në mbrëmje, tha kantoni Valais në X, duke konfirmuar se tre persona kishin vdekur dhe një u plagos.

Reshjet e dendura të borës dhe erërat shumë të forta i kanë shtyrë autoritetet të paralajmërojnë për një rrezik të madh orteku në Alpet jugore të Zvicrës.

Rreziku u konsiderua veçanërisht i lartë në kantonet Grisons dhe Valais, të dyja destinacionet e njohura të skive.

“Duhet të priten ortekë shumë të mëdhenj, dhe në disa raste jashtëzakonisht të mëdha, spontane”, tha Instituti për Kërkimin e Borës dhe Ortekut.

/Shqip.com