Lajme Ballkan

Tre të vdekur, 11 të plagosur, pas një aksidenti në Kroaci

Një tren mallrash dhe një tren pasagjerësh janë përplasur në afërsi të Novskës, afër qytetit të Raiçit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30.

Sipas informacioneve të fundit ka të paktën tre të vdekur dhe 11 të plagosur. Informacionet jozyrtare thonë se mes të plagosurve ka edhe disa shtetas iranianë, raporton mediumi Index.hr.

Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh ka vizituar disa nga të lënduarit që ndodhen në spitalin e Nova Gradishkës.

“Dy persona kanë marrë lëndime të rënda fizike, pesë personat e tjerë kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Pacientët e tjerë janë të moshës 40-65 vjeç. Askush nuk është në rrezik për jetën dhe të gjithë janë stabil. Këto janë lëndime të lehta fizike. Dy ne kanë thyer rruaza të mesit dhe thyerje të brinjëve. Dy janë shtetasit tanë, pesë të tjerët janë shtetas të huaj, ndoshta nga Irani. Më shumë gjasa janë emigrantë që ndodheshin në trenin e mallrave. Një shtetas i huaj, një e moshuar, është plagosur rëndë”, tha Doktor Kikiq.

Pamje nga Aksidenti

Terreni ku ka ndodhur aksidenti është jashtëzakonisht i paarritshëm. Të gjitha shërbimet mbeten në terren. Trafiku hekurudhor është i ndërprerë.

Pamje nga Aksidenti

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por duhet të përcaktohen nga një hetim që do të kryhet në orët në vijim./Shqip.com