Lajme

Tre të rinjtë tentojnë të djegin me benzinë 16-vjeçaren në Tiranë

Policia në vendin e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku tre persona kanë ushtruar dhunë ndaj një vajze 16-vjeçare.

Ish-bashkëjetuesi i saj A.Ç, 25 vjeç, e ka dhunuar vajzën e mitur bashkë me dy persona të tjerë me E.H, dhe D. M.

Siç raportojnë mediat shqiptare vajza e mitur u dhunua në ambientet e jashtme të një banese, madje policia thotë se tre djemtë tentuan ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë).

Dy bashkëpunëtorit e 25-vjeçarit u arrestuan ndërsa vetë ai është shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. H., dhe D. M., si dhe referuan materialet e shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje (ish-bashkëjetuesja e shtetasit A. Ç.), si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë)”- njoftoi policia./SHQIP.com