Lajme

Tre të mitur arrestohen për ‘tentim vrasje’ ndaj një të mituri tjetër në Podujevë

Therje me thikë.

Tre të mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Podujevë pasi dyshohen se kanë therur me thikë një të mitur tjetër.

Siç raporton PK-ja në raportin 24-orësh thuhet se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovar -të mitur, pasi që të njëjtit e kanë sulmuar (therur me thikë) viktimën mashkull  kosovar, po ashtu i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje

Ndërsa rasti është cilësuar si tentim-vrasje./Shqip.com