Tre të lënduar nga shpërthimi i zjarreve në Turqi, njëri në gjendje të rëndë

Autoritetet turke kanë evakuuar banorët në jug të Turqisë, ndërsa një zjarr pyjor ka shpërthyer shumë pranë zonave të populluara.
Zjarri është shkaktuar nga erërat e forta pranë qytetit bregdetar mesdhetar të Manavgat, duke shkatërruar shtëpitë në rrethin Kalemler, raporton Euronews, transmeton Shqip.com.
Tre persona raportohet të jenë shtruar në spital me djegie ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Forcat turke të sigurisë kanë ndihmuar që banorët e katër lagjeve të largohen nga vatra e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit dhe qindra punonjës të pyjeve të ndihmuar nga helikopterët, po punojnë gjithashtu për të luftuar flakët.
Presidenca e Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se rreth 30 persona u “prekën” nga zjarri, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Zjarret janë të zakonshme në rajonet e Mesdheut dhe Egjeut të Turqisë gjatë muajve të thatë të verës./SHQIP.com