Lajme

Tre të lënduar nga një aksident në fshatin Trudë

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Trudë, afër Prishtinës.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në QKUK.

“Rreth orës 20:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Trudë. Deri më tani  bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksident.

/Shqip.com