Lajme

Rrokulliset një veturë në rrugën Prishtinë-Pejë, tre persona të lënduar

Ilustrim

Tre persona janë lënduar si shkak i një vetaksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë afër Parkut të Biznesit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur për Shqip.com se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë.

“Është shkaktuar një aksident trafiku vetaksident, ku dyshohet se automjeti i tipit Reno Clio me targa vendore për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në rrugë ka goditur në pjesën anësore dhe është rrokullisur. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona”, ka thënë Hoxha.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal dy autoambulanca dhe kanë marrë personat e lënduar si dhe njësia patrolluese policore, përfshirë hetuesin kompetent nga njësia për kontroll të autostradës janë marr me rastin./Shqip.com