Lajme Botë

Tre të lënduar në një sulm me thikë në Paris

Ushtarët francezë e sigurojnë zonën pasi një burrë me thikë i lëndoi tre persona në stacionin e trenit, Gare de Lyon, në Paris, 3 shkurt 2024.
Ushtarët francezë e sigurojnë zonën pasi një burrë me thikë i lëndoi tre persona në stacionin e trenit, Gare de Lyon, në Paris, 3 shkurt 2024.

Një i dyshuar i ka lënduar tre njerëz të shtunën duke i sulmuar me thikë në stacionin e madh të trenit, Gare e Lyon, në Paris, njoftoi Policia franceze.

Policia tha se oficerët ia dolën ta arrestojnë shpejt sulmuesin, i cili e kishte përdorur një armë të mbrehtë gjatë sulmit në orën 8 të mëngjesit.

Njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta, sipas Policisë.

Policia nuk dha hollësi të tjera rreth sulmit.

Ky ishte një tjetër incident shqetësues i sigurisë në qytetin nikoqir të Lojërave Olimpike Veriore, të cilat fillojnë pas gjashtë muajve.

Parisi është duke i rritur masat e sigurisë teksa përgatitet për t’i mirëpritur 10.500 atletë dhe miliona vizitorë për Lojërat e para Olimpike në kryeqytetin francez pas një shekulli.

Lojërat Olimpike do të hapen përmes një ceremonie të madhe në mjedis të hapur përgjatë lumit Seine më 26 korrik.

Kjo do të jetë një sfidë e madhe e sigurisë për një qytet i cili është goditur vazhdimisht nga sulmet terroriste, posaçërisht më 2015.

Së fundmi, një burrë i sulmoi kalimtarët pranë Kullës së Eifelit në dhjetor, duke e vrarë një turist gjerman me thikë dhe duke i lënduar dy njerëz të tjerë. /REL

/Shqip.com