Lajme

Tre të lënduar në një aksident në Vranidoll

Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Si pasojë e këtij aksidenti në mes dy veturave të lënduar kanë mbetur 3 persona të cilët janë dërguar për të marrë trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

“Rreth orës 07:30 është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Vranidoll të komunës së Prishtinës.   Deri më tani  bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. 

Po ashtu, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet e shkaqeve të këtij aksidenti./Shqip.com