Lajme

Tre shqiptarë dhunohen barbarisht në Mal të Zi, autorët dyshohen 8 serbë nga Bosnja: Ishin me veshje ushtarake!

Tre shqiptarë janë dhunuar barbarisht në Mal të Zi nga një numër i madh personash duke pësuar dëmtime të shumta në trup. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë Kotorrit.

Aktualisht policia malazeze po merr deklarimet dhe po kryen ndalimin e personave për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Mendohet se 8 autorët që kanë dhunuar barbarisht shqiptarët janë serbë nga Bosnje Hercegovina.

Ata i kanë dhunuar 3 të rinjtë pasi i kanë dëgjuar të flasin shqip. Mësohet se agresorët e këtij akti ishin të veshur me uniforma ushtarake.

Tre shqiptarët e dhunuar Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi kanë denoncuar ngjarjen duke kontaktuar mediat shqiptare. Një video e tyre e dërguar te JOQ ka qenë prova e parë e dhunës së ushtruar.

Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar të detajuar nga policia, ministri i Brendshëm, Taulant Balla bën me dije se “3 shqiptarë janë dhunuar në Mal të Zi nga 8 persona të veshur me uniforma ushtarake”.

Për ngjarjen e rëndë mësohet se ministri Balla ka kontaktuar me ministrin e Brendshëm të Malit të Zi dhe ka kërkuar informacion për rastin të ndodhur në Herceg Novi.

Policia e këtij qyteti malazez pritet që në orët në vijim të ketë informacion të plotë lidhur me rastin.

/Shqip.com