Art Jetese

Tre probleme me të cilat përballen pothuajse të gjithë çiftet sot

Mbajtja e një marrëdhënieje të shëndetshme romantike kërkon përkushtim, gjë që mund të shpjegojë deri diku pse njerëzit shpesh thonë se një marrëdhënie e caktuar nuk funksionon. Ashtu si personalitetet dhe përbërja jonë biologjike janë të ndara, po ashtu janë edhe stili i komunikimit, përvojat dhe psikika jonë.

Në një lidhje, tre faktorët e fundit janë më shumë fajtorë për problemet me të cilat përballen çiftet. Një sondazh i fundit tregoi se tre pengesat kryesore për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme gjenden në problemet e komunikimit, mungesën e kohës së përbashkët dhe vështirësitë psikologjike.

Vështirësi në komunikim

Deanna Shahady, një konsulente për marrëdhënie thotë se një nga arsyet kryesore që çiftet kanë probleme komunikimi është se fokusohen më shumë tek vetja. “Në thelb, ne nuk e dëgjojmë dhe nuk e marrim parasysh njëri-tjetrin”, thotë ekspertja dhe sugjeron se zgjidhja e kësaj çështjeje qëndron te vetënjohja dhe ndershmëria.

Mungesa e kohës cilësore

“Vetëm sepse uleni pranë njëri-tjetrit për orë të tëra duke parë një celular, nuk do të thotë se kaloni kohë së bashku”, thotë Shahady, e cila sugjeron që çiftet të caktojnë takimet e tyre gjatë ditës ose javës. Në fakt, kjo i motivon që t’u kërkojnë partnerëve të jenë së bashku.

Shëndeti mendor

“Nëse emocionet negative kanë kufizuar orët që buzëqeshni çdo ditë, ndikojnë fuqishëm në marrëdhënien tuaj dhe kontribuojnë në performancën e dobët në punë, atëherë zgjidhja më e mirë është të kërkoni ndihmë profesionale ”, sugjeron ajo./SHQIP.com