Lajme

Tre policë të Njësisë Speciale theren me thikë në Prizren – njëri nga ta dërgohet me urgjencë për në QKUK

Tre policë të Njësisë Speciale  janë therur me thikë nga një person në Prizren.

 Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, pas një intervenimi të policisë tek një familje, të cilët kanë raportuar se një anëtar i tyre është i dhunshëm.

I dyshuari ishte duke ushtruar probleme.

“Rreth orës 17:00, anëtarët e familjes, kanë thirre policinë se një anëtar i tyre ka qenë i dhunshëm. Patrulla policore ju ka përgjigj rastit. I dyshuari ka qenë i dhunshëm edhe ndaj policëve. Në ndihmë për arrestim ju ka ndalë edhe njësia e reagimit të shpejtë, apo njësia speciale për ballafaqim me të dyshuarin. Gjatë arrestimit janë lënduar 3 policë. I dyshuari me thikë i ka sulmuar ata”, tha ai.

Ai ka thënë se policët janë jashtë rrezikut për jetë dhe kanë lëndime në duar dhe kraharorë.

“Dy janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit dhe njëri është duke u trajtuar në QKUK. Lëndime kanë në duar dhe krahasorë”, tha Aliu.

Sipas tij, i njëjti është arrestuar dhe arma i është konfiskuar./SHQIP.com