Lajme

Tre persona, njëri me armë e tjetri me çekan grabitin një market

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, ka njoftuar se tre persona të dyshuar kanë grabitur një market në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, të dielën.

Sipas raportit të Policisë, njëri nga të dyshuarit ishte me armë AK/47 ndërsa tjeri me një çekan.

“Kanë hyrë në një market ku nga arka kanë grabitur para të gatshme dhe një sasi të cigareve . Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.

Tutje, është bërë e ditur se në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë trajtuar stafin e marketit të cilët ishin të shqetësuar .

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

/Shqip.com