Lajme

Tre persona lëndohen nga vetaksidenti, vetura hyri në xhami në Pejë

Ilustrim

Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën “Westley Clark” në Pejë.

Për Shqip.com ka folur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se vetura ka dal nga rruga dhe ka hyrë në xhami.

“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 01:30 policia është njoftuar për një aksident në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Me të arritur në vendngjarje është kuptuar se bëhet fjalë për vetaksident. Vetura ka kaluar prej rrugës ka hyrë në xhami. Tre persona kanë pësuar lëndime” – tha Gashi.

Sipas Gashit, personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës./Shqip.com