Tre persona lëndohen nga rrëzimi i shtyllës elektrike mbi një veturë në Lakrishtë

Tre persona janë lënduar si pasojë e rrëzimit të një shtylle elektrike në Lakrishtë të Prishtinës.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se shtylla elektrike kishte rënë mbi një veturë.
“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Bekim Fehmiu’ në Prishtinë, një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje. Si pasojë tre persona janë lënduar dhe të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor”, tha Ahmeti.
Tutje, Ahmeti tha se njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë janë duke u merrur me rastin.
Nga pamjet e siguruara nga Shqip.com shihet se shtylla elektrike ka bllokuar edhe komunikacionin rrugorë në rrugën “Bekim Fehmiu” në Lakrishtë.
Dyshohet se shkak i rrëzimit të shtyllës elektrike është një kamion i cili po barte një buldozer./Shqip.com