Lajme

Rrëzohet shtylla elektrike në Lakrishtë, dyshohet se shkak ishte një kamion

Sot gjatë pasdites një shtyllë elektrike ka rënë në mes të rrugës në Prishtinës.

Nga pamjet e siguruara nga Shqip.com shihet se shtylla elektrike ka bllokuar edhe komunikacionin rrugorë në rrugën “Bekim Fehmiu” në Lakrishtë.

Dyshohet se shkak i rrëzimit të shtyllës elektrike është një kamion i cili po barte një buldozer.

Shqip.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës por të njëjtit deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë informacion për ngjarjen./Shqip.com

Shqip.com do të ju mbajë të informuar lidhur me ngjarjen.