Lajme

Tre persona lëndohen nga një aksident trafiku në qendër të Prishtinës (VIDEO)

Aksident trafiku në rrugën "Luan Haradinaj" në Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 midis dy automjeteve që ishin të përfshira në të.

Kështu bën të ditur për Gazetën Shqip.com, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 22:00, në rrugën Luan Haradinaj, në Prishinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje”, tha ajo.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, shtoi Ahmeti.

Redaksia ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku përveç kolonave të krijuara dhe njerëzve përreth që janë ndalur për të parë se çfarë ka ndodhur, shihet autoambulanca në lëvizje. /Shqip.com

Pamje nga aksidenti i trafikut i ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë