Tre persona lëndohen në aksident trafiku në Vranidoll

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Vranidoll.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për SHQIP.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:45.
“Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.Sipas tij të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

Më tej ka shtuar se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.
Gjatë ditës është raportuar edhe për një aksident trafiku në fshatin Lluzhan të komunës së Podujevës, ku janë përfshirë katër vetura.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se nga ky aksident katër persona kanë pësuar lëndime trupore./Shqip.com