Lajme

Katër vetura aksidentohen në Lluzhan të Podujevës, lëndohen katër persona

Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lluzhan të komunës së Podujevës, ku janë përfshirë katër vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se nga ky aksident katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës.

“Rreth orës 13:10 policia ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me persona të lënduar që është shkaktuar në fshatin Lluzhan- Podujevë. Të përfshira në këtë aksident ishin katër automjete”.

Ai bëri të ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor./Shqip.com