Lajme

Tre persona janë lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Ilustrim

Tre persona janë lënduar të enjten në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia e Kosovës për Shqip.com e ka konfirmuar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura të tipit Mercedes me targa vendore.

“Me datë 24.03.2022 rreth orës 19:25 në Autostradën ” Ibrahim Rugova” në KM e 21-të, drejtimi Prizren është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime. Të përfshira ne aksident janë raportuar dy automjete te tipit mercedes me targa vendore. Ndihme mjekësore kanë kërkuar tre persona”, thuhet në njoftim.

Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Prizrenit./Shqip.com