Lajme

Tre persona arrestohen në Pejë

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Stacioni Policor nё Pejё mbrëmë rreth orёs 21:10, ёshtё njoftuar se nё rrugën “Agim Binak Qelaj” nё Pejё ka ndodhur njё incident.

Njёsitet policore menjёherё iu kanё pёrgjigjur vendit tё ngjarjes, aty tё dyshuarit kishin sulmuar viktimat e rastit dhe njёrit nga viktimat i kanё shkaktuar lëndime tё rёnda trupore, ndёrsa viktimёs tjetёr disa gёrvishje, tё lënduarit janё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.

“Gjatё pёrleshjёs tё dyshuarit kanё pёrdorur mejte tё forta, ndёrsa nё vendin e ngjarjes ёshtё gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtё (thikё)”, njofton policia.

Personat e dyshuar janё arrestuar, tё njëjtit pas inetrvistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të shtetit janё dërguar në mbajtje pёr 48-orё.

/Shqip.com