Tre mjekë u sulmuan në 24 orët e fundit nga qentë endacakë në ShSKUK
Publikuar:
(21.04.2022 13:41:06)

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem për qytetarët e Prishtinës.
Së fundmi, për sulmin e tyre kanë njoftuar edhe qendra e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, gjatë 24-orëve të fundit tre mjekë janë sulmuar nga qentë endacakë.
“Dy në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe 1 jashtë QKUK-së”, thuhet në njoftim.
Është bërë e ditur gjithashtu se të tre mjekët kanë marrë trajtim mjekësor në kuadër të QKUK-së.
Ndërkaq, rastet e sulmeve nga qentë endacakë nuk janë të pakta as nga qytetarët e Prishtinës.
Si zgjidhje e kësaj, Komuna kishte njoftuar se do të hapë 18 pika ushqyese për qentë endacakë.