Lajme

Tre kryeministrat do të qëndrojnë në Ukrainë për t’i dhënë mbështetje politike Qeverisë

Kryeministrat e tre vendeve të Bashkimit Evropian do të qëndrojnë të martën në Ukrainë për t’i dhënë mbështetje politike Qeverisë së Ukrainës e cila është duke zhvilluar një luftë vetëmbrojtëse kundrejt Rusisë.

Kryeministri çek, Petr Fiala i shoqëruar nga kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki dhe nga kryeministri slloven, Janez Jansha do të qëndrojnë në Kiev ku edhe do të takojnë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministrin Denis Shmyhal.

“Qëllim i vizitës është të shprehim mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian për Ukrainën dhe lirinë dhe pavarësinë e saj. Në të njëjtën kohë, ne do të paraqesim një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe qytetarët e saj. Komuniteti ndërkombëtar është informuar për këtë vizitë edhe nga organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara”, shtoi Fiala. /Shqip.com