Tre fitore radhazi për Arsenalin
Publikuar:
(23.09.2021 13:50:18)

Serisë negative të rezultateve të Arsenalit duket që i ka ardhur fundi.
“Gunners” shënuan fitore në kuadër të “EFL Cup”, duke mposhtur Wimbledonin me rezultat 3-0, shkruan Shqip.com.
Kjo fitore ishte e treta me radhë për skuadrën e udhëhequr nga Mikel Arteta.
Ata paraprakisht kishin shënuar dy fitore në Premierligë, duke dhënë shenja se po rikthehen në formë.
Ata gjenden në pozitën e 13-të në ishull me gjashtë pikë të grumbulluara pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.
Ndeshja e radhës do ta zhvillojnë kundër Tottenhamit, të cilët gjenden në pozitën e shtatë me tre pikë më shumë se Arsenali.
“Spurs” vijnë prej një serie negative të rezultateve, pasi në dy ndeshjet e fundit kanë shënuar dy humbje./Shqip.com
