Tre feferona faturohen për 1 euro 50 centë në një lokal në Shtime
Publikuar:
(15.07.2022 09:32:11)
Çmimet në vend janë duke shkuar çdo herë e duke u rritur.
Së fundi një qytetarë ka publikuar faturën – ku në një lokal në Shtime ia ka faturuar tre feferona për 1.50 euro.
Në faturë, shihet se lokali në fjalë ka futur për pagesë edhe feferonat të cilët çdo herë janë shërbyer pa pagesë.
Ndryshe, çmimet e konsumit kanë pësuar një rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregojnë se rritje më të lartë të çmimeve kanë pësuar: vajrat, buka, mishi e prodhimet e qumështit./SHQIP.com