Sport Ndërkombëtar

Tre argjentinas dhe Mbappe, këta janë më të mirët e Kupës së Botës

Argjentina u shpall kampione bote në Katar, për të tretën herë në histori, pasi ia doli të triumfojë 4-2 me penallti, pas 120 minutash dramatike, që prodhuan vetëm barazimin 3-3.

Katar 2022 uli siparin mbrëmjen e sotme, teksa para se të jepej trofeu, u ndanë edhe çmimet për më të mirët e kësaj Kupe Bote…

Mbappe u bë golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës 2022 me 8 gola, Messi i 2-ti

Çmimet e dhëna për Katar 2022: I riu më i mirë – Enzo Fernandez (Argjentinë), Portieri më i mirë – Emiliano Martinez (Argjentinë), Golashënuesi më i mirë – Kylian Mbappe (Francë), Futbollisti më i mirë – Lionel Messi (Argjentinë).

/Shqip.com