Lajme

Transportonte emigrante të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 35 vjeçari kosovar në Këlcyrë

Një shtetas i Kosovës është arrestuar në Këlcyrë të Shqipërisë.

35-vjeçari me iniciale S. B., banues në Kosovë është arrestuar pasi po transportonte gjashtë emigrantë të paligjshëm, raporton Top Channel

Arrestimi i tij është bërë pas një operacioni policor të koduar “Road Guard 29”.

“Në operacionin policor të koduar “Road Guard 29” u bë kapja e të riut në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit në afërsi të fshatit Kodër, duke transportuar me automjetin “Volksëagen”  emigrantët nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, raporton Top Channel.

Po ashtu është bërë e ditur se është sekuestruar automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash në cilësinë e provës materiale./Shqip.com