Sport Shqiptar

Trajneri kroat merr drejtimin e Ferizajt

Pas dorëheqjes së Arbnor Morinës, Andrej Panadic do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Ferizajt.

 Panadic është trajner kroat që udhëhequr ekipe si Radnik, LASK Linz dhe së fundmi ishte në Rudar Velenje.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në Facebook.

“Kroati Andrej Panadic, trajneri ri i FC Ferizaj. FC Ferizaj, ka kënaqësi të ju informoj se në orët e pasdites kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin e njohur nga Kroacia, Andrej Panadic”, thuhet në njoftim.

Morina dha dorëheqje pas barazimit 1:1, kundër Gjilanit.

Skuadra e sapo promovuar nuk po kalon një sezon të mirë.

Ferizaj këtë stinor ka pesë barazime e katër humbje në 10 ndeshje të zhvilluara.

Ferizaj renditet e fundit me vetëm tetë pikë dhe rrezikon rënien nga Superliga.

/Shqip.com