Sport Shqiptar

Trajneri kosovar ndahet pas 13 vitesh me skuadrën e tij

Fidan Shatri dhe Klubi i Basketbollit Prishtina, në konkurrencën e femrave i kanë ndarë rrugët me njëri – tjetrin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra prishtinase në faqen e saj në Facebook.

“Për shkak te arsyeve personale, Fidan Shatri tërhiqet nga pozita e trajnerit të klubit. Shatri ka kontribuar për 13 vite në klubin e Prishtinës duke fituar gjithçka.

12 trofe të ndryshëm, fitues i ligës Unike dhe pjesëmarrës në Fiba Eurocup”, thuhet në njoftimin e KBF Prishtinës.

Prishtina aktualisht është në pozitën e dytë në kampionat, pas Bashkimit, ndërsa edhe në finale të Kupës së Kosovës u mposht nga skuadra prizrenase.

/Shqip.com