Sport Shqiptar

Trajneri Ilir Daja “nuk lejohet” të japë intervistë (VIDEO)

Ilir Daja është shpallur për herë të dytë radhazi kampion në Kosovë. Trajneri në fjalë u largua në mënyrën më të keqe nga Partizani i Tiranës, pa arritur të lërë gjurmë me “Të Kuqtë” që nisën sezonin më të keq të mundshëm.

Më pas erdhi aventura te Ballkani, ku Daja arriti menjëherë që t’i japë titullin e parë në histori. Por pas fitores së sotme 2-0 ndaj Ferizajt, Ilir Daja është shpallur kampion për herë të dytë radhazi me Ballkanin në Kosovë.

Teksa Ilir Daja po jep intervistë në “Art Motion” pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe tifozët i kanë bërë një dush të ftohtë trajnerin shqiptar që nisi të festojë me ta titullin kampion.

/Shqip.com